Kompania e projektit në Zvërnec u përgjigjet revoltës së shqiptarëve: Pronë private, jemi ende në fazë përgatitore

Shqipëria

Kompania e projektit në Zvërnec u përgjigjet revoltës së shqiptarëve: Pronë private, jemi ende në fazë përgatitore

Më: 30 maj 2026 Në ora: 17:45
Kompania e projektit në Zvërnec

Kompania "Zvërnec South Adriatic Development" ka bërë me dije se po zhvillon një projekt të madh turistik në zonën e Zvërnecit, në qarkun e Vlorës.

Sipas njoftimit, projekti parashikon një investim që mund të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove dhe pritet të ketë ndikim në rritjen ekonomike të vendit në vitet e ardhshme.

Kompania thotë se projekti do të krijojë rreth 10 mijë vende pune, direkt dhe indirekt, si dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në zonë.

Në deklarim thuhet se trualli ku do të ndërtohet projekti është pronë private e blerë me dokumente të rregullta dhe pagesa të kryera përmes sistemit bankar.

Po ashtu, kompania sqaron se të gjitha hapat janë ndjekur sipas legjislacionit shqiptar dhe me lejet përkatëse.

Sipas planit, projekti është ende në fazë përgatitore dhe po hartohet nga studio ndërkombëtare. Ai përfshin hotele, shërbime turistike dhe aktivitete të ndryshme ekonomike që lidhen me turizmin.

Kompania shprehet se synon zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim me komunitetin lokal gjatë gjithë procesit të ndërtimit dhe funksionimit të projektit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat