Shoqërohej nga policia, i riu tenton arratisjen nga QSUT duke u hedhur nga kati i dytë

Shqipëria

Shoqërohej nga policia, i riu tenton arratisjen nga QSUT duke u hedhur nga kati i dytë

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Një person i shoqëruar nga policia është dërguar për kontroll mjekësor në Urgjencën e QSUT-së, ku ka tentuar të arratiset.

Sipas informacioneve paraprake, ai është hedhur nga kati i dytë i godinës në përpjekje për t’u larguar nga efektivët që e shoqëronin.

Megjithatë, tentativa e tij ka zgjatur vetëm pak çaste.

Kjo pasi është neutralizuar menjëherë nga punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat