Protestuesit i lanë 24 orë afat, Rama reagon sërish për Zvërnecin: Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj?

Shqipëria

Protestuesit i lanë 24 orë afat, Rama reagon sërish për Zvërnecin: Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj?

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 08:39
Edi Rama

Pas protestave masive në Tiranë kundër ndërtimeve turistike në zonën e Zvërnecit në Vlorë, ku qytetarët i lanë 24 orë afat kryeministrit Rama, ky i fundit ka reaguar sërish këtë mëngjes, duke sjellë shembullin e suksesit sipas tij të resortit turistik Costa Navarino në Greqi.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Rama thotë se kjo suksesi dëshmon se projektet e mëdha zhvillimore nuk duhet të paragjykohen para se të realizohen.

Rama shkruan se para ndërtimit të Costa Navarinos kishte kundërshtime të shumta, protesta dhe paralajmërime për dëme mjedisore, por sipas tij, realiteti tregoi të kundërtën.

“Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i botës. U tha se do të shkatërrohej natyra.

U tha se do të zhdukej biodiversiteti. U tha se fushat e golfit do të pinin ujin e brezave që do të vinin dhe Messinia do të kthehej në shkretëtirë. U tha se një nga peizazhet më të bukura të Mesdheut do të varrosej nën pushtimin e betonit. Peticione. Protesta. Kundërshti. Debate. Parashikime apokaliptike”, shkruan kreu i qeverisë.

Duke iu referuar projektit të ardhshme turistike në Zvërnec, Rama shprehet se Shqipëria mund të ketë “Costa Navarinon” e vet.

“Po Shqipëria s’mund ta ketë Costa Navarinon e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat