Policia bllokon bulevardin me gardh metalik, Hita: Është standard i vendosur prej kohësh, nuk bëjmë ndryshime për këtë aktivitet

Shqipëria

Policia bllokon bulevardin me gardh metalik, Hita: Është standard i vendosur prej kohësh, nuk bëjmë ndryshime për këtë aktivitet

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 18:48
Skënder Hita

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi pak para nisjes së protestës së qytetarëve, se gardhi metalik në Bulevard është vendosur për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael.

“Njoftimin e kemi bërë në mëngjes.

Kjo pjesë është zonë sigurie për ndeshjen Shqipëri-Izrael, për këtë arsye duke qenë se janë marrë të gjitha masat, nuk do lejohen të kalojnë.

Këto janë masa sigurie që vendosen çdo ndeshje, është standard i vendosur prej kohësh dhe nuk do bëjmë ndryshime për këtë aktivitet”, u shpreh drejtoi i polici.

Protestat për Zvërnecin, policia sjell autobotët, hidhet uji drejt qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat