Prezantimi i ligjit për investimet e huaja/ VanHorn: Investitorët amerikanë kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta dhe fusha e lojës është e barabartë

Shqipëria

Prezantimi i ligjit për investimet e huaja/ VanHorn: Investitorët amerikanë kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta dhe fusha e lojës është e barabartë

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 18:08
Nancy VanHorn

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë Nancy VanHorn, këtë të hënë ishte e pranishme në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.

Në fjalën e saj VanHorn deklaroi se ndryshimi i kuadrit ligjor për investimet e huaja  të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik, është një deklaratë strategjike.

VanHorn deklaroi se investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla.

Ajo tha se qëllimi i miratimit të ndryshimeve ligjore është të mbrojë komunitetin e biznesit.

“Investitorët po i kushtojnë vëmendje përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu në energji, ndërtim dhe teknologji dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë Nancy VanHorn, këtë të hënë ishte e pranishme në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.

Në fjalën e saj VanHorn deklaroi se ndryshimi i kuadrit ligjor për investimet e huaja  të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik, është një deklaratë strategjike.

VanHorn deklaroi se investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla.

Ajo tha se qëllimi i miratimit të ligjit është të mbrojë komunitetin e biznesit.

“Investitorët po i kushtojnë vëmendje përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu në energji, ndërtim dhe teknologji dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne.

Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi”, deklaroi VanHorn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat