Dita e 19-të e protestës, qytetarët kalojnë pranë Fan Zone gjatë marshimit: Bashkohuni me ne

Shqipëria

Dita e 19-të e protestës, qytetarët kalojnë pranë Fan Zone gjatë marshimit: Bashkohuni me ne

Më: 18 qershor 2026 Në ora: 19:26
Protesta në Tiranë

Në Tiranë po mbahet sot dita e 19-të e protestës jopartiake, ku qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin e tyre kundër qeverisë.

Gjatë grumbullimit dhe marshimit, protestuesit kanë kaluar pranë zonës së Fan Zone, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet drejtuar qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës. Me pankarta dhe slogane, ata kanë ftuar kalimtarët dhe personat e ulur në lokalet përreth që të bëhen pjesë e asaj që e cilësojnë si revoltë qytetare.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar më pas para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalimet e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot organizatorët kishin njoftuar se grumbullimi do të niste në orën 19:00, një orë më vonë se zakonisht. Në protestat e kaluara, qytetarët janë mbledhur në orën 18:00, ndërsa ndryshimi i orarit është bërë i ditur paraprakisht nga organizatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat