“Nuk vjen për qytetarët, por për ligje mafioze” – Shehaj sulmon ashpër Edi Ramën, publikon pamje nga Kuvendi

Shqipëria

“Nuk vjen për qytetarët, por për ligje mafioze” – Shehaj sulmon ashpër Edi Ramën, publikon pamje nga Kuvendi

Nga: A.M Më: 19 qershor 2026 Në ora: 11:47
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Edi Rama

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka pulbikuar në video nga Kuvendi i Shqipërisë, në të cilën përfshinë edhe Kryeministrin Edi Rama.

Në pamjet e regjistruara në Kuvendin e Shqipërisë, Shehaj shihet afër foltores, ndërsa në prapavijë ndodhet Kryeministri Rama, ndaj të cilit ai lëshon akuza të ashpra për korrupsion dhe qeverisje të lidhur me interesa kriminale.

Shehaj e cilëson Ramën si një kryeministër që, sipas tij, është më afër kriminelëve sesa njerëzve të këtij vendi, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Ky është Kryeministri që e ka zhytur Shqipërinë në korrupsion. Ai që nuk vjen kurrë në Parlament për qytetarët, por shfaqet vetëm kur i duhet të lirojë të dënuarit apo të kalojë ndonjë ligj mafioz. Ai që është më afër kriminelëve sesa njerëzve të këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat