Protestuesit tjetër leksion qytetarie! Masa kilometrike e qytetarëve i hap rrugën ambulancës pranë qendrës së Tiranës

Shqipëria

Protestuesit tjetër leksion qytetarie! Masa kilometrike e qytetarëve i hap rrugën ambulancës pranë qendrës së Tiranës

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 22:07
Protestuesit i hapin rrugën ambulancës pranë qendrës së Tiranës.

Mijëra u mblodhën edhe sot në ditën e 25 të protestave kundër qeverisë Rama.

Pas fjalimeve nën shi para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë që ndodheshin në afërsi të qendrës së Tiranës, masa kilometrike e protestuesve ka ndaluar papritur, duke lejuar të kalojë një ambulancë.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe”Shqipëri e Re”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat