Helmohen 60 studentë të policisë/ Lamallari: AKU po shqyrton çështjen, presim konkluzione të analizave

Shqipëria

Helmohen 60 studentë të policisë/ Lamallari: AKU po shqyrton çështjen, presim konkluzione të analizave

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 19:02
Besfort Lamallari

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po shqyrton çështjen, lidhur me helmimin e 60 studentëve të policisë.

Në një intervistë, Lamallari u shpreh se po priten konkluzionet e analizave, e më pas do të veprohet.

“Ka pasur një vizitë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Është njoftuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që kanë marrë mostra për të analizuar, nga mund të ketë ardhur helmimi.

Lajmi i mirë është që nuk ka pasojë të dëmshme te kursantët. Ajo që mbetet në vijim, e para dalja e konkluzioneve nga analizat e bëra”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat