Valdrin Pjetri prezantohet si drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave! Ministri i Drejtësisë: Pas çdo dosjeje qëndron historia e një familje!

Shqipëria

Valdrin Pjetri prezantohet si drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave! Ministri i Drejtësisë: Pas çdo dosjeje qëndron historia e një familje!

Më: 1 korrik 2026 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Prezantohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri.

Ai është pritur dhe prezantuar sot nga vetë ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i cili tha se çështja e pronës lidhet me shtetin e të drejtës, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

Gjithashtu ministri ka lënë edhe tre prioritetet, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetin social ndau mesazhin e bisedës gjatë prezantimit dhe foto nga takimi.

“Sot prezantuam Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri dhe ndamë së bashku prioritetet që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim. Prioritetet tona janë të qarta: më shumë ritëm në trajtimin e dosjeve; transparencë të plotë për qytetarët;  integritet dhe standarde të larta shërbimi”, tha Gogu.

Gjithashtu ai vlerësoi se përmirësimi i punës në këtë sektor i shërben edhe integrimit:

“Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”.

Postimi i ministrit Toni Gogu:

“Sot prezantuam Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri dhe ndamë së bashku prioritetet që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim.

Pas çdo dosjeje të pronës qëndron historia e një familjeje, ndaj puna e Agjencisë nuk është vetëm administrative. Ajo është një shërbim ndaj qytetarëve, ndaj besimit te shteti dhe ndaj së drejtës.

Prioritetet tona janë të qarta: më shumë ritëm në trajtimin e dosjeve; transparencë të plotë për qytetarët;  integritet dhe standarde të larta shërbimi.

Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat