50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’, Gjykata lë në burg të dyshuarin

Shqipëria

50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’, Gjykata lë në burg të dyshuarin

Më: 6 korrik 2026 Në ora: 12:55
50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’, Gjykata lë në burg të dyshuarin

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Granit Pepnikës, i cili u arrestua pak ditë më parë në Dhërmi, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Sipas A2CNN, i njëjti bashkë me dy të tjerë, u vunë në pranga të premten në zonën e Drimadhës, pas zhvillimit të operacionit policor të koduar “Rrjetet”, i organizuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, që lidhet me 50 milionë euro mashtrime me ‘Call Center’.

Aksioni kishte si objektiv goditjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre.

Ndërkohë, raportohet se hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat