Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Shqipëria

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 16:19
Vajzat dhunuese

Një polic është pezulluar në Fier.

Kjo pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë.

Ky lajm u njoftua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm”

“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm”, tha Hita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat