“45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, pankartat me mesazhe pikante që vinë nga revolta qytetare në Tiranë

Shqipëria

“45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, pankartat me mesazhe pikante që vinë nga revolta qytetare në Tiranë

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 20:03
Pankarta nga protesta

Pankarta me mesazhe të forta, ironike dhe sfiduese kanë dominuar edhe protestën e sotme qytetare në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe kanë përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë mbajtur në duar parulla me slogane të ndryshme, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të mediave për gjuhën e tyre të drejtpërdrejtë politike.

Mes tyre spikatnin mesazhet: “45 ditë që po na numëroni, por nuk na ndalni dot!”, duke iu referuar vazhdimësisë së protestave, si dhe “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, një slogan që shpreh revoltën e protestuesve ndaj drejtuesve të qeverisë.

Image
Pankarta nga protesta

Protesta e sotme shënon ditën e 45-të radhazi të mobilizimit qytetar kundër qeverisë, me pjesëmarrësit që janë mbledhur sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen gjallë të presionit publik përmes tubimeve të përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat