Protestuesit marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Shqipëria

Protestuesit marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 21:49
Protesta në Tiranë

Pasi protestuan për disa orë para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Bulevard.

Protestuesit, të cilët prej 45 ditësh zhvillojnë tubime duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë nisur në marshim në drejtim të stadiumit “Air Albania”.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë, duke akuzuar mazhorancën për korrupsion dhe keqqeverisje.

“Ju erdhi fundi!”, ‘Rama n’burg, Berisha n’burg”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjua vazhdimisht nga protestuesit, të cilët deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat