Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Shqipëria

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 12:42
Fotoilustrim

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh.

 Reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi dhe në tokat e mbjella të banorëve.

Breshëri i rënë me intensitet të lartë ka dëmtuar kultivimet bujqësore, duke sjellë humbje për fermerët e zonës, të cilët tashmë përballen me pasojat e motit të keq në prodhimet e tyre.

Banorët e Lubinjës raportojnë se dëmet janë të dukshme në sipërfaqe të mbjella, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë për përmasat e pasojave të shkaktuara nga reshjet e breshërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat