“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë: Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat

Shqipëria

“O tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”- Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë: Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 20:34
Pamje nga protesta

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama.

Ndër sloganet e dëgjuara nga turma ishin:

“Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!”, “O tradhtar, jep dorëheqjen!”

“Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një tjetër thirrje.

Sot shënohet dita e 64  e protestës qytetare, e cila nisi kundër një projekti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një lëvizje popullore kundër klasës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat