“Nesër më shumë!”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Shqipëria

“Nesër më shumë!”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 22:13
Protesta

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi i sotëm ka vijuar me mesazhe dhe deklarata nga qytetarë e përfaqësues të protestës, ndërsa në përfundim të fjalimeve pjesëmarrësit janë zhvendosur në formë marshimi përgjatë bulevardit.

Me thirrjen “Nesër më shumë!”, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimit nesër.

Protesta e sotme shënon ditën e 66-të të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat