Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, ndërron jetë nga arresti kardiak 69-vjeçari në Roskovec

Shqipëria

Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, ndërron jetë nga arresti kardiak 69-vjeçari në Roskovec

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 08:57
Ilustrim

Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B.V, 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak,.

Ai ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat