Tragjedia në Manzë/ Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Shqipëria

Tragjedia në Manzë/ Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 08:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat