Probleme me energjinë elektrike në Portin e Vlorës, pengohet procesi i imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve

Shqipëria

Probleme me energjinë elektrike në Portin e Vlorës, pengohet procesi i imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve

Më: 19 gusht 2026 Në ora: 12:18
Porti në Vlorë

Prej një ore mungesa e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve në portin e Vlorës.

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.

Situata ka sjellë vonesa dhe radhë të gjata, ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e automjeteve kanë mbetur në pritje të rikthimit të energjisë dhe rifillimit të procedurave të imbarkimit.

Autoritetet po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të normalitetit në Portin e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat