Me pistoletë dhe municion me vete, kush është 40-vjeçari që u arrestua në Tiranë

Shqipëria

Me pistoletë dhe municion me vete, kush është 40-vjeçari që u arrestua në Tiranë

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 14:13
Arma e sekuestruar

Një person është kapur me armë zjarri pa leje në Tiranë, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga policia në zonën e Liqenit të Thatë.

I arrestuari është Gëzim Kelmendi, 40 vjeç, i cili po qarkullonte me automjet kur u ndalua nga efektivët për kontroll.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit atij iu gjet një pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i 40-vjeçarit erdhi në kuadër të kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Sektori Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.

Pas verifikimeve dhe veprimeve procedurale, Kelmendi u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet e çështjes i janë kaluar Prokurorisë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat