50-vjeçari bie në humnerë, shpëtohet nga zjarrfikësit

Shqipëria

50-vjeçari bie në humnerë, shpëtohet nga zjarrfikësit

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 20:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 50 vjeçar nga fshati Kapaj i Mallakastrës, i identifikuar si Fluturim Salobehaj, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, nga një lartësi rreth 50 metra.

Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.

50-vjeçari është nxjerrë nga humnera nga shërbimet zjarrfikëse dhe, sipas informacioneve paraprake, është jashtë rrezikut për jetën.

Ai po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat