Pesë shtetas të Shqipërisë mbërritën nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që mbetën atje

Shqipëria

Pesë shtetas të Shqipërisë mbërritën nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që mbetën atje

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 17:44
Edi Rama

Pesë shtetas të Shqipërisë u riatdhesuan nga Siria.

Lajmin e kumtoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, shkroi Rama.

Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale.

Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat