Zjarr pranë banesave në fshatin Vajkal të Bulqizës, tymi i dendur mbulon zonën, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Shqipëria

Zjarr pranë banesave në fshatin Vajkal të Bulqizës, tymi i dendur mbulon zonën, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 08:16
Fotoilustrim

Një vatër e re zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm mbi fshatin Vajkal, në bashkinë Bulqizë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj, flakët janë përhapur pranë banesave të fshatit, duke krijuar shqetësim për banorët dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar.

Ndërkohë, tymi i dendur ka mbuluar edhe lagjet e qytetit të Ri të Bulqizës, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët.

Mbetet për t’u parë ndërhyrja e strukturave të emergjencave dhe zjarrfikësve për vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e rrezikut për banesat dhe banorët e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat