I moshuari gjendet i pajetë dhe i gjakosur pranë Markatës në Elbasan. Ja dyshimet e para...

Shqipëria

I moshuari gjendet i pajetë dhe i gjakosur pranë Markatës në Elbasan. Ja dyshimet e para...

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 10:42
Fotoilustrim

Një i moshuar është gjetur i pajetë dhe i gjakosur paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan.

Ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, pasi një person është parë i shtrirë në rrugë pranë Markatës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë.

Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë të qarta.

Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që i moshuari të ketë pasur një problem të papritur shëndetësor, i cili mund t’i ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi biçikletën.

Mes mundësive që po shqyrtohen është edhe një luhatje e tensionit apo një problem kardiak.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa kanë nisur verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe nëse rrëzimi ka ardhur si pasojë e një problemi shëndetësor.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas veprimeve të mëtejshme dhe verifikimeve në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat