Vijojnë përplasjet përpara Kryeministrisë, aty ku qytetarët kanë përshkallëzuar protestën e tyre në ditën e 94-të të saj.
Efktivët kanë tentuar sërish që të shtyjnë protestuesit që bllokuan godinën. Ndërkohë, disa protestues janë ulur edhe në shesh si një simbolikë se ato do të vijojnë qëndrën e tyre kundër qeverisë.
“Rezistencë”, brohorasin ata, ndërsa ritheksojnë edhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit si dhe vënien e tij përpara drejtësisë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet edhe një autobot me ujë.