Një situatë alarmante raportohet në Ungrej të Lezhës.
Deputeti Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për përhapjen e zjarrit në zonën e Rrasit dhe Zimajt.
Sipas tij, flakët po përparojnë me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave. Gjekmarkaj thekson se rrezikohen gjithashtu kishat dhe varrezat e fshatrave.
Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse për ndërhyrje urgjente me të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion. Sipas tij, çdo vonesë mund ta rëndojë më tej situatën për banorët e zonës.