Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin në Korçë, Hita takim me drejtuesit vendorë para nisjes së shkollave

Shqipëria

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin në Korçë, Hita takim me drejtuesit vendorë para nisjes së shkollave

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 09:19
Fotoilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, sapo ka mbërritur në DVP Korçë, i pritur nga drejtuesi Vilson Bala.

Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule, raporton se takimi do të mbahet në kuadër të të gjithë takimeve që Hita ka filluar në drejtoritë vendore të qarqeve për të lënë “porositë” për fillimin e procesit mësimor.

Krahas fillimit të shkollave, mësohet se Hita do të diskutojë me drejtuesit dhe shefat e sektorëve dhe seksioneve për problematikat që mund të jenë shqetësuese në juglindje.

Kujotjmë, se mësimi nis 14 shtator 2026

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat