Vijon aksioni qytetar! Protestuesit marshojnë drejt Policisë së Tiranës, kumbojnë thirrjet: Ju erdhi fundi!

Shqipëria

Vijon aksioni qytetar! Protestuesit marshojnë drejt Policisë së Tiranës, kumbojnë thirrjet: Ju erdhi fundi!

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 21:49
Pamje nga protesta

Vijon marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, teksa protestuesit janë zhvendosur në drejtim të urës së ish-Bllokut dhe më pas te Drejtoria e Policisë.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër klasës politike, ndërsa një prej sloganeve që është dëgjuar më shpesh ka qenë

“Ju erdhi fundi!”

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Belinda Ballukut, duke vijuar protestën dhe marshimin në akset kryesore të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat