Nard Ndoka ka komentuar situatën politike në vend, duke e cilësuar qeverinë si “më të çoroditurën” që ka pasur Shqipëria në 35 vite pluralizëm.
" Problemi kryesor kuptohet që është qeverisja, apo keqqeverisja, në qoftë se i vendosim tamam epitetin e duhur.
Për faktin që kemi një qeveri sot më të çoroditurën që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite të pluralizmit.
Pra, një qeveri e paorientuar, një qeveri e korruptuar, një qeveri arrogante, një qeveri që për fatin e keq nuk dëgjon as zërin e opozitës, as të qytetarëve, ka dënuar në një farë mënyrë edhe vetë sistemin e drejtësisë dhe jemi në një ë kolaps.
Por, ka shpresë ", u shpreh Nard Ndoka.