Nuk ndalet revolta! Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

Shqipëria

Nuk ndalet revolta! Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion!

Më: 10 shtator 2026 Në ora: 19:51
Pamje nga protesta

Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së ditës së 103-të kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në këmbë, të shoqëruar me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.

“Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen” janë disa prej thirrjeve që janë dëgjuar gjatë marshimit.

Protestuesit pritet të vijojnë aksionin para Kryeministrisë, ndërsa protesta zhvillohet mes tensioneve politike dhe kërkesave për ndryshime në qeverisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat