GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK i shoqëruar nga një polic

Shqipëria

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK i shoqëruar nga një polic

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 11:29
Ilir Beqaj

Për herë të parë pas nxjerrjes e tij nga paraburgimi, masë të cilën Gjykata e Posaçme e mbajti në fuqi më shumë se 2 vite, ish-ministri i Shëndetësisë, ilir Beqaj, është paraqitur sot në në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beqaj, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ka mbërritur në dyert e SPAK-ut i shoqëruar nga një efektiv policie.

Paraqitja e tij pranë organit të akuzës bëhet në kuadër të procedurave të hetimit dhe zbatimit të masave ligjore të caktuara nga Gjykata e Posaçme.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat