Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News, ishte Franc Nuri, i cili u shpreh se qeveria dhe Kuvendi nuk zbatuan brenda afatit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
"Më pas Gjykata Kushtetuese në fillim të vitit dha një vendim që i dha pjesërisht të drejtë, as plotësisht jo, jo plotësisht të drejtë, po i dha pjesërisht të drejtë kërkuesve pra gjyqtarëve e prokurorëve sa i takon rritjes së pagave.
Dhe i la gjashtë muaj kohë qeverisë shqiptare dhe Kuvendit të Shqipërisë ta miratojë dhe ta zbatojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Pra qeveria ishte në dijeni të këtij vendimi që në muajin shkurt. Atëherë afati i fundit për ta zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ishte data 31 korrik 2026.
A nuk e dinte Ministria e Drejtësisë këtë gjë? A nuk e dinte Këshilli i Ministrave? Patjetër që e dinte. Dhe çfarë bën? Se them unë që është e qëllimshme ëh, që ta kuptojnë dhe qytetarët.
Çfarë bën? I lanë dhe miratuan ligje shumë më të thjeshta në parlament me prioritet. I kujtohen disa ligje që i kaluan edhe me shkelje të procedurave, pa kaluar në komisione e të tjerë e të tjerë, me nxitim kur e lipte nevoja.
Dhe ndërkohë këtë çështje, këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që nuk pranuan ta zbatojnë brenda afatit gjashtëmujor, por për të larë gojën dhe për të larë duart në 30 korrik, dy deputetë të Partisë Socialiste depozitojnë një projektligj ku supozohej që do të zbatohej ky vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Pra Kuvendi mbyllte punimet në datë 31 korrik dhe këta depozitojnë një projektligj datë 30, një ditë përpara. Sa për të thënë që ne bëmë diçka. Por në fakt nuk kishin bërë asgjë sepse nuk, Gjykata Kushtetuese thotë mirato ligj të ri duke zbatuar këtë që them unë. Jo të bësh sikur. Dhe këta bënë sikur.
Pra mazhoranca Socialiste dhe qeveria sepse më pas para pak ditësh vetë Rama doli dhe tha që Ministri i Financave për këtë çështje paska pyetur Kryeministrin, të paktën kështu e interpretuan dhe portalet. Dhe këta bënë sikur po e zbatonin, në fakt afati skadoi. Afati skadoi në 31 korrik ", u shpreh Nuri.