“Të enjten, ora 10:00, të gjithë te Parlamenti i Krimit!”- Aktivisti Arben Kola thirrje qytetarëve: Të gjithë në shesh, do kalojnë me urgjencë 5 ligje antishqiptare!

Shqipëria

“Të enjten, ora 10:00, të gjithë te Parlamenti i Krimit!”- Aktivisti Arben Kola thirrje qytetarëve: Të gjithë në shesh, do kalojnë me urgjencë 5 ligje antishqiptare!

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 23:10
Protesta në Tiranë

Aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje për qytetarët për protestën e së enjtes, duke njoftuar se Parlamenti do të mblidhet në orën 10:00 për zhvillimin e seancës plenare.

Kola deklaroi se në këtë seancë do të kalohen me urgjencë pesë ligje, të cilat ai i cilësoi si “antishqiptare” dhe që, sipas tij, synojnë grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

Aktivisti u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit, duke e cilësuar atë si vendin ku të përballen me “kriminelët dhe tradhtarët”.

“Një njoftim i rëndësishëm, ditën e enjte, Parlamenti i Krimit rimblidhet sërish në orën 10:00, për të kaluar me urgjencë 5 ligje antishqiptare, që janë për grabitjen e shqiptarëve.

Prandaj, kush thotë që dua përshkallëzim, atje është sheshi, atje është mejdani, atje janë kriminelët, atje janë tradhtarët. Mos gjeni justifikime! Ditën e enjte, ora 10:00, të gjithë te Parlamenti i Krimit”, tha aktivisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat