Protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin drejt Komisariatit Nr. 1 ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë protestës së sotme.
Pas tubimit, qytetarët janë zhvendosur në drejtim të komisariatit, në mbështetje të personave të ndaluar nga policia.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“Ju erdhi fundi!”, është një prej thirrjeve të dëgjuara nga turma, ndërsa qytetarët kanë kërkuar edhe lirimin e protestuesve të arrestuar.
“Lironi çunat!”, kanë brohoritur protestuesit gjatë marshimit.