Balliu: Vrasja në Sarandë, një tjetër jetë e humbur, një tjetër dëshmi se në Shqipëri qytetari nuk është i sigurt askund

Shqipëria

Balliu: Vrasja në Sarandë, një tjetër jetë e humbur, një tjetër dëshmi se në Shqipëri qytetari nuk është i sigurt askund

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 13:26
Klevis Balliu

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas ngjarjes me armë zjarri në Sarandë, duke denoncuar dështimin e strukturave të shtetit dhe pasigurinë e përditshme me të cilën përballen qytetarët.

Postimi:

KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

Vrasje me armë në Sarandë. Një tjetër jetë e humbur, një tjetër dëshmi se në Shqipëri qytetari nuk është i sigurt askund.

Ne e kemi denoncuar dhe faktuar prej vitesh lidhjen e Edi Ramës me krimin, interesat e përbashkëta elektorale dhe monetare.

Ndërrohen ministrat, ndërrohen drejtorët, por asgjë nuk ndryshon. Sepse problemi nuk është ministri.

Problemi është Edi Rama, që e ka kthyer policinë në shërbim të pushtetit dhe jo të shtetit e qytetarëve.

Krimi është kudo, shteti mungon dhe përgjegjësia ka një emër: Edi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat