“Ju erdhi fundi!”- Marshimi i protestës së 113-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Shqipëria

“Ju erdhi fundi!”- Marshimi i protestës së 113-të kundër qeverisë, qytetarët thirrje: Rama n’burg, Berisha n’burg!

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë vijuar lëvizjen duke hedhur thirrje kundër klasës politike dhe qeverisë.

“Ju erdhi fundi!”, është një prej thirrjeve që po shoqëron marshimin, ndërsa qytetarët kanë kërkuar edhe ndëshkimin e figurave politike të vendit.

Në kor, protestuesit kanë brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg!”, duke shprehur kundërshtimin ndaj dy figurave kryesore politike të dekadave të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat