Merr zjarr kasollja mbi çatinë e një pallati në Korçë, policia dhe shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Shqipëria

Merr zjarr kasollja mbi çatinë e një pallati në Korçë, policia dhe shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 15:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kasolle e ndërtuar mbi çatinë e një pallati është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit.

Po ashtu, në vendngjarje dhe policia e shtetit ndërsa deri në këto momente nuk dihen shkaqet.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Priten detaje të tjera në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat