Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka ngrejtur alarmin sot në parlament teksa seanca u zhvillua mes tensioneve pas aksioneve të SPAK lidhur me rastin AKSHI-n dhe vënien e ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni në arrest shtëpie.
Tabaku i bëri thirrje Peleshit të marrë masa dhe të diskutohet ky rast pasi është cenuar rëndë siguria kombëtare.
Tabaku mori dhe rastin e KAYO apo të koncesioneve në shëndetësi që po zhvatin qytetarët.
Tabaku: Na kanë ndarë shumë gjëra. U vu në pikëpyetje themeli i shtetit shqiptar njollë për shtetin. Duhet të merrni masa që ky parlament ta diskutojmë se si është cënuar siguria kombëtare. I kam bërë thirrje presidentit nuk pres shumë por duhet të ishte në këmbë shteti. I bëj thirrje vendeve të NATO të marrin informacion çfarë ka ndodhur me sigurinë kombëtare. Ju nesër nuk jeni në pushtet por kjo njollë është për shtetin shqiptar që nuk zhbëhet. Rasti i sistemit që Rama ka ngrejtë.
Kanë ikur ministra dhe në ardhure po njësoj. Ka ardhur KAYO, AKSHI, shëndetësia, një sistem që zhvat qytetarët por sot ka nxjerrë dhe shtetin zgërlaq. Ky parlament nbykj sillet dot sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo protestë është e arrogancës së këtij parlamenti e këtyre kartonave që ngrihen sipas qejfit.
Si nr. 2 duhet ti riktheni dinjitetin parlamentit. Të bëjmë një pushim dhe të diskutojmë se çfarë mund të rekuperohet. Çfarë është cënuar,. Çfarë informacionesh kanë dalë. Të gjitha duhet të jen ë pjesë e debatit e këtij parlamenti. Shqipërinë e zhytët përgjithmonë.