Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit e institucioneve të sigurisë pas arrestimit të ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe shkarkimit të saj nga kryeministri Edi Rama.
Begaj ka pritur në takim kreun e komanduar të SHISH, Elvis Lilën, ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo dhe kreun e Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Takimi vjen dy ditë pas vendosjes në arrest shtëpie të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar për ‘zbulim të të dhënave sekrete’ dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’, konkretisht Ergys Agasin.
Tashmë i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “AKSHI”.