Gjendet pa shenja jete një person pranë Urës së Farkës, dyshohet se mund të jetë rrëzuar

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete një person pranë Urës së Farkës, dyshohet se mund të jetë rrëzuar

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:38
Fotoilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Urës së Farkës, në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se viktima është një i moshuar rreth 70 vjeç, i cili njihet si një person pa konflikte.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të jetë rrëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat