Teksa prej tre ditësh protesta e të rinjve ka ndezur Tiranën, Ministri i Financave, Petrit Malaj ka reaguar në rrjete sociale duke dënuar sulmet ndaj bizneseve dhe institucioneve shtetërore.
Ministri Malaj thekson se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private është e papranueshme ndërsa shton se çdo biznes dhe pronë e djegur mbart punën dhe sakrificën e njerëzve, pasoja që i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.
Reagimi i plotë
Dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme!
Çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve. Pasojat i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.
Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk ka asnjë përligjje!