Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës, protestuesit i vënë flakën një peme

Shqipëria

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës, protestuesit i vënë flakën një peme

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 20:35
Ilustrim

Pas operacionit të arrestimeve, protestuesit janë rikthyer në sheshin “Skënderbej”, ku është përfshirë nga flakët një pemë pranë Bankës së Shqipërisë. Policia po përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Protesta në Tiranë po vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe operacionit të arrestimeve të ndërmarrë rreth 30 minuta më parë.

Operacioni policor bëri që protestuesit të shpërndaheshin përkohësisht dhe të largoheshin nga bulevardi. Megjithatë, pas disa minutash, ata u rikthyen dhe u grumbulluan sërish në sheshin “Skënderbej”.

Gjatë tubimit, protestuesit i kanë vënë flakën një peme pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa policia po u përgjigjet me granata me gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa rikthimi i protestuesve pas ndërhyrjes policore tregon se tubimi po vijon edhe pas operacionit të arrestimeve. Zhvillimet e mëtejshme pritet të përcaktojnë nëse situata do të qetësohet apo do të ketë përshkallëzim të ri të përplasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat