Pas shkatërrimit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

Shqipëria

Pas shkatërrimit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 15:35
Foto nga protesta

Ndërsa në orët e para të mëngjesit punonjësit e Bashkisë nisën të “zhveshin” trotuaret përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me qëllim që protestuesit të mos kishin mundësi të merrnin gurë për t’i hedhur drejt institucioneve dhe efektivëve të Policisë, protestuesit kanë gjetur sërish gurë në pjesë të tjera të qytetit.

Pas shkatërrimit të selisë së Partisë Socialiste, ata janë mbledhur para Kryeministrisë.

Ata janë pozicionuar me gurë në duar dhe barriera metalike.

Përballë tyre ndodhen dy autobotë me ujë dhe forca të shumta policie, raporton Anila Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat