Franca dënon dhunën në tubime/ Ambasadorja Suard shmang krahasimin e protestave në Paris dhe Shqipëri, dënon dhunën

Shqipëria

Franca dënon dhunën në tubime/ Ambasadorja Suard shmang krahasimin e protestave në Paris dhe Shqipëri, dënon dhunën

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 16:03
Fotoilustrim

Vala e protestave që po zhvillohet paralelisht si në Francë ashtu edhe në Shqipëri ka sjellë sot reagimin e ambasadores franceze në Tiranë, Catherine Suard.

Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ku mori pjesë në çeljen e një ekspozite fotografike kushtuar Luftës së Parë Botërore, diplomatja franceze u pyet nga gazetarët nëse sheh ngjashmëri mes protestave që po tronditin Francën dhe atyre në Shqipëri.

Ambasadorja Suard refuzoi të bënte krahasime politike mes situatave në të dyja vendet, por theksoi qëndrimin e prerë të Francës kundër dhunës në çdo formë të saj.

 Në Francë protestat po zhvillohen nga studentët, sindikatat dhe lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” kundër rritjes së kostos së jetesës dhe reformave në arsim.

Tubimet e fundit në Paris dhe qytete të tjera janë shoqëruar me qindra të arrestuar dhe përplasje me forcat e rendit, çka ka detyruar qeverinë të angazhojë dhjetëra mijëra policë dhe të nisë negociatat sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat