Elida Buqpapaj me akuza të forta ndaj Baton Haxhiut: I jep mend televizioneve të Tiranës

Shqipëria

Elida Buqpapaj me akuza të forta ndaj Baton Haxhiut: I jep mend televizioneve të Tiranës

Nga: A.SH Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 11:21
Baton Haxhiu

Gazetarja Elida Buqpapaj ka reaguar përmes një postimi, ku ka kritikuar ashpër mediat dhe mënyrën e funksionimit të debatit publik në Shqipëri.

Ajo ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të televizioneve dhe disa komentatorëve, duke përmendur edhe Baton Haxhiun, ndërsa ka shprehur shqetësim për ndikimet e mundshme në sigurinë kombëtare.

Në reagimin e saj, Buqpapaj ka kritikuar edhe situatën në Kosovë, duke ngritur pyetjen: “Ku i ka institucionet e sigurisë!”.

Postimi i plotë:

Jo më kot SHISH është drejtuar nga një person nën akuzë për tradhëti sepse për ndryshe televizionet e Tiranês, majtas e djathtas, që i injorojnë dhe i përjashtojnë gazetarët profesionistë nuk do të përfaqësohen nga një spiun i regjur i UDB-s, zyrtarisht i konfirmuar në vitin 2002 nga vetë kryekasapi i Ballkanit.

Është mjerim kombëtar i informimit publik që drejtuesëve të programeve t'ju japë mend Baton Haxhiu i cili është si emërues i përbashkët i kastës së pseudoopinionistëve që gëlojnë në televizionet e shumta me financime të dyshimta, çka do të rrezikonte integritetin territorial të shtetit, nëse Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s, por natyrisht ky kryeministër me Baton Haxhiun këshilltar, nuk ka gjasa të gëzojë kredibilitet tek Aleanca Verio-Atlantike, e cila sot më tepër se kurrë është e fokusuar tek siguria!

Mjerisht edhe Kosova nuk mbetet prapa!

Ku i ka institucionet e sigurisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat