Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20 në 6 për qind për 54 produkte, duke theksuar se vendimi duhet të zbatohet edhe në praktikë dhe të reflektohet në çmimet për konsumatorët.
Gjatë podcastit të tij “FLASIM”, Rama tha se ulja e TVSH-së është miratuar nga Kuvendi me propozim të Qeverisë, por kërkoi përgjegjësi nga tregtarët dhe monitorim nga institucionet përkatëse.
“Për 54 produkte, Parlamenti me propozim të qeverisë vendosi të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar nga 20 në 6%. Kjo ulje nuk duhet të mbetet në shifrat e ligjit, duhet që edhe zbatimi në praktikë të shoqërohet nga njëra anë me vetëdije dhe përgjegjshmëri nga tregtarët, por edhe me monitorim nga ana e qeverisë”, deklaroi Rama.
Ai bëri të ditur se Qeveria ka në dispozicion edhe një instrument të ri për përcjelljen e çmimeve, përmes të cilit synohet të rritet transparenca në treg.
“Ne kemi një instrument të ri, që është aktiv dhe me rezultate inkurajuese me pasqyrën e çmimeve. 224 produkte janë të ekspozuara me çmimet”, tha kryeministri.