Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së

Shqipëria

Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 19:22
Ferit Hoxha

Shqipëria pritet të përfitojë këstin e katërt prej 185.6 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ndërsa në muajt në vijim mund të sigurojë edhe 15% shtesë të paketës së përgjithshme, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Ferit Hoxha, raporton Kosovapress.

Lajmi u bë i ditur gjatë takimit të liderëve rajonalë të zhvilluar në Tiranë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ku e pranishme ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Tirana mirëpriti sot takimin e tretë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, një nismë që synon përshpejtimin e reformave, integrimin ekonomik dhe afrimin gradual të vendeve të rajonit me tregun e përbashkët evropian.

Kryeministri Edi Rama, i cili priti dhe drejtoi takimin, deklaroi se Shqipëria po shënon progres në zbatimin e Axhendës së Reformave dhe se rezultatet e arritura pritet të përkthehen në mbështetje të mëtejshme financiare nga Bashkimi Evropian.

Sipas Ramës, në javët e ardhshme Shqipëria pritet të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë eurosh. Ndërsa në muajt në vijim, vendi mund të përfitojë edhe 15% shtesë të paketës së përgjithshme, përmes një mekanizmi që parashikon rishpërndarjen e fondeve të padisbursuara nga vendet që nuk kanë përmbushur objektivat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat