“Na shtuan një kokërr vezë, bravo qeverisë!”, qytetari në protestën kundër Ramës: Më 28 Nëntor të dalim masivisht në shesh!

Shqipëria

“Na shtuan një kokërr vezë, bravo qeverisë!”, qytetari në protestën kundër Ramës: Më 28 Nëntor të dalim masivisht në shesh!

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 19:22
Pamje nga protesta

Sot bëhen 181 ditë nga protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Një qytetar ka ironizuar masat e prezantuara nga qeveria për produktet e shportës.

Gjithashtu ai bëri thirrje që shqiptarët më 28 nëntor të dalin masivisht në shesh.

“Këtë flamur e kam valëvitur me krenari. Për këtë flamur kanë derdhur gjak bijtë dhe bijat tona dhe të gjithë të dalin në shesh.

Nga 8 kokrra vezë që kemi marrë në janar do të marrim 9. Na ka shtuar një vezë, bravo. Kjo është qeveria që luan me popullin”, tha protestuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat