PTHP Strugë ndjek penalisht tre persona për tregti me lëndë narkotike - Bota Sot
PTHP Strugë ndjek penalisht tre persona për tregti me lëndë narkotike

Struga

PTHP Strugë ndjek penalisht tre persona për tregti me lëndë narkotike

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Strugë lëshoi një urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave, shtetas të Shqipërisë, për prodhimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“Të dyshuarit dje rreth orës 1:40 janë arrestuar si bashkë autorë të paautorizuar për shitjen e 69 kilogramë drogë – marihuanë. Droga më herët ka qenë e paketuar në qese plastike të zezë dhe u transportua në rrugën kryesore Strugë – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Frangovë. Me çka ata u zbuluan dhe u arrestuan nga zyrtarë të autorizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thonë nga PTHP Strugë.

Prokurori kompetent vlerësoi se kishte rrethana që tregonin rrezikun e arratisjes dhe prandaj, përpara një gjyqtari me procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Strugës, u paraqit një kërkesë për përcaktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...